Kampioni Evropian, Spanja mbrëmë shënoi fitore 4-0 ndaj Armenisë në ndeshjen e dytë kualifikuese për KB Afrika e Jugut 2010, mirëpo pavarësisht këtyre golave, trajneri Vicente del Bosque nuk ishte plotësisht i kënaqur.Golat nga yjet e Villarealit, Joan Capdevilla (7’) dhe Marcos Senna (82’), dhe dy gola të asit të Valencias, David Villa (16’ dhe 79’), ia siguruan fitoren kampionëve të Evropës duke mundësuar qëndrimin në pozitën e parë në Grupin e pestë. Megjithatë Vicente del Bosque nuk ishte plotësisht i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe ka kërkuar edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme. “Kemi humbur shumë kohë në fushë duke mos bërë asgjë. Skuadra duhet të tregohet e fortë edhe kur nuk e ka topin, të gjitha skuadrat e mira duhet ta bëjnë këtë. Po ashtu kemi luajtur tepër në krahë, në të ardhmen nuk duhet t’i përsërisim këto gjëra”, ka thënë Del Bosque.
11 shtator 2008
Del Bosque i pakënaqur