01 shtator 2008

Robben: Duhet të mësojmë nga gabimet

Real Madrid pësoi dy gola në humbjen e mbrëmshme prej 2-1 ndaj Deportivo La Coruna, derisa anësori Arjen Robben ka paralajmëruar nevojën urgjente për t’i përmirësuar gabimet.“Deportivo shënoi nga gabimet tona. Nuk luajtëm keq, por duhet të mësojmë nga gabimet dhe duhet të punojmë në këtë drejtim. Kjo është vetëm ndeshja e parë. Ka ende deri në fund të sezonit”, ka thënë Robben.Pauza për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, do t’i japë trajnerit Bernd Schuster edhe një javë të plotë për të analizuar ndeshjen.Përveç Realin, humbje minimale në javën e parë pësoi edhe favoriti tjetër për titull, Barcelona, që u mposht si mysafire e Numancias.