
Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino, ka shënuar një gol të rëndësishëm në minutat e fundit të ndeshjes (89’), në stadiumin Artemio Franchi, për t’i sjellë një pikë ekipit të tij në ndeshjen derbi të javës së parë në Serie A, përballë Juventusit.“Ndjehem mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Ndjej një vetëbesim të madh nga adhuruesit, bashkëlojtarët dhe trajneri. Është keq pasi që kisha edhe disa raste të tjera, të cilat po t’i kisha shndërruar në gola do ta kishim fituar ndeshjen”, ka shtuar italiani.Në ndeshjen e mbrëmshme, bardhezinjtë e Juventusit kaluar në epërsi pas 39 minutash lojë me golin e Pavel Nedved, ndërsa vendasit arritën të barazojnë një minutë para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, me anë të ish-sulmuesit të Milanit.Gilardino është përfshirë në ekipin kombëtar të Italisë, nga trajneri i rikthyer Marcello Lippi, për ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin 2010, atë kundër Qipros dhe Gjeorgjisë.