
Sulmuesi i ri i Barcelonës, Bojan Krkic, është kandidati më serioz për të zëvendësuar Fernando Torresin në kombëtaren spanjolle, në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2010.Bojan morri ftesën e parë në kombëtaren spanjolle të seniorëve nga trajneri i ri, Del Bosque, për ndeshjen miqësore me Danimarkën. 18-vjeçari më pastaj u la jashtë listës për ndeshjet kualifikuese me Bosnjën dhe Armeninë. Por, tash pas lëndimit të Fernando Torres, mediat spanjolle shkruajnë se tinejxheri do është favorit kryesor për zëvendësimin e tij. Nëse debuton për seniorët, Bojan do të jetë spanjolli i dytë më i ri, që ka luajtur për këtë kombëtare.