
Kampioni aktual i La Ligës, Real Madrid, është mposhtur në fushë të Deportivo La Corunas në ndeshjen e parë të La Liga, duke iu bashkuar favoritit tjetër për titull Barcelonës, që po ashtu u mposht më herët nga Numancia.Për Realin në fushë mungoi Robinho, i mospërfshirë në skuadër për shkak të tendencës së tij për të kaluar në Chelsea, por munguan edhe pikët.Derpotivo tregoi fuqinë pas vetëm 90 sekondash, kur Mista goditi shtyllën. Pas 26 minutash, i njëjti lojtar shënoi me kokë për t’u dhënë epërsinë vendasve.Ruud van Nistelrooy arriti të barazoi dy minuta pas pas fillimit të pjesës së dytë (47’), por Alberto Lopo risolli avantazhin për Deportivon, vetëm pas katër minutash tjera (51’).Pas javës së parë, La Liga kryesohet nga Atletico Madrid, që mposhti Malagën me rezultat të thellë 4-0.