
Kampioni i Kosovës në futboll, Prishtina, e ka filluar me fitore sezonin e ri në Raiffeissen Superligën e Kosovës, duke mposhtur Dritën si mysafir me rezultat, 2-0.Golat për ekipin nga kryeqyteti i realizuan Berat Hyseni dhe Isuf Llumnica. Nga ndeshjet tjera, fitore ka shënuar edhe Gjilani në përballje me Flamurtarin, të cilin e mposhti me rezultat 3:1.Ndërkohë, skuadra tjetër kandidate për titull në këtë edicion, Vëllaznimi, po ashtu e nisi me fitore edicionin e ri, duke e mposhtur Ferizajn në Gjakovë, 3:1.Skuadra më e përforcuar gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, Trepça, u mposht si mysafir i ekipit vushtrrias, Kosovës, me rezultat 4:3.