01 shtator 2008

Quaresma më në fund në Inter

Anësori i Portos, Ricardo Quaresma, do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Interin, pasi që dy klubet arritën marrëveshje në ditën e fundit të afatit kalimtar.Portugezi do t’i kalojë testet mjekësore gjatë të hënës dhe do të kompletojë kalimin tek kampioni i Serie A, derisa në anën tjetër do të lëvizë Pele, si pjesë e marrëveshjes.24-vjeçari është lidhur me një kalim në Iner gjatë gjithë verës, dhe transferimi i tij përfundimisht u realizua, për të cilën thuhet se nerazurën kanë harxhuar 22 milionë euro si dhe kanë dhenë në shkëmbim Pelen.“Ricardo Quaresma, do të jetë lojtar i Interit, ndërsa Pele i Portos. Transferimi është kompletuar dhe në marrëveshje është përfshirë edhe Pele. Marrëveshja e arritur mes dy klubeve është nënshkruar të dielën”, thuhet në deklaratën e kompanisë që menaxhon Quaresman.