10 shtator 2008

Real Madrid dëshiron Aaron Lennonin

Anësori i Tottenhamit, Aaron Lennon, është shndërruar në cak të kampionit të Spanjës, Real Madridit, si zëvendësim i të larguarit Robinho.Real Madrid kërkon mënyrë për ta forcuar anën e djathtë, pasi që shiti Robinhon tek Manchester City dhe lëshoi mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester United.Gazeta spanjolle AS, ka pohuar se Aaron Lennon është kryesor në dëshirat e Realit, ndërsa menjëherë pas tij është argjentinasi, Angel di Maria.Edhe një opsion tjetër për klubin spanjoll është braziliani Nilmar, si edhe Palacio nga Boca Juniors, dhe Klas Jan-Huntelaar nga Ajax.21-vjeçari Lennon ka të sigurt vendin startues në ekipin e Tottenhamit dhe është një prej emrave më befasues në listën e Realit.