10 shtator 2008

Benitez kritikon rregullat e UEFA-së

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, nuk pajtohet me rregullat e reja të UEFA-së, për shkak të të cilave duhej të hiqte dorë nga shërbimet e Sami Hyypia për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.Sipas rregullave të UEFA-së, katër futbollistë duhet të jetë patjetër nga shteti nga i cili është klubi, në këtë rast nga Anglia, dhe katër nga shkolla e vetë klubit.“Mendoj se kjo është një rregull e gabuar. Kur luani në Ligën e Kampionëve, ju duhen futbollistët më të mirë që i keni. Nuk duhet të shtrohet pyetja prej nga ata vijnë, por të jenë më të mirët”, thotë Benitez.“Do të kisha mirëkuptim nëse kjo rregull vjen nga Premierliga, por jo edhe nga Liga e Kampionëve. Ishte shumë vendim i vështirë mospërfshirja e Hyypia, por duhej ta bëjmë këtë”, ka shtuar trajneri i Liverpoolit.