Quagliarella: Del Piero një fenomen unik
Gjatë një interviste për "Tuttosport" para ndeshjes së fundjavës me Zonjën e Vjetër, sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, ka folur për kualitetet e katërshes së sulmit juventin, të cilat do të dëshironte t’i kishte.“Nga Amauri do ta kisha marrë aftësinë e tij për ta mbrojtur topin”. “Nga Trezeguet do ta kisha huazuar aftësinë e tij të veçantë për ta goditur topin më të parën”. “Te Vincenzo e admiroj fuqinë e tij fizike”. “Ndërsa te Del Piero do të kisha marrë gjithçka. Ai është një fenomen unik”, ka përfunduar sulmuesi italian.