Mbrojtësi i Liverpoolit, Alvaro Arbeloa, nuk e vë aspak në dyshim rëndësinë e fitores kundër Kampionëve të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, me të cilët ndeshet skuadra e tij të shtunën.“Kjo është një lojë shumë e rëndësishme për ne dhe mbështetësit tanë. Mendoj se kjo ndeshje vlen më shumë se tri pikë”. “Nëse e mposhtim Manchester United në shtëpi, ne do të kemi 10 pikë dhe më shumë vetëbesim, si edhe të gjithë do të jemi shumë të lumtur nga kjo fitore”, ka thënë Arbeloa.