11 shtator 2008

Franca më në fund fiton

Nënkampionia e botës, Franca, ka arritur që më në fund të shënojë fitore pas paraqitjes së dobët në Euro 2008, dhe pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë kualifikuese nga Austria.Ishte kjo mundësia e fundit për trajnerin Raymond Domenech, i cili e kishte të sigurt shkarkimin nëse nuk do ta fitonte këtë ndeshje. Kundërshtarë të Les Bleus ishin serbët të cilët u mposhtën me rezultat 2-1. Ylli i Barcelonës, Thierry Henry, shënoi golin e parë në ndeshje (54’), për ta dyfishuar Anelka dhjetë minuta më pas (64’). Ndërkohë që golin e serbëve e shënoi Ivanovic, i cili ngushtoi rezultatin në 2-1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.