09 shtator 2008

Perrotta: Ky sezon shumë më eksitues

Mesfushori i Romës, Simone Perrotta, ka folur në lidhje me rivalët e Verdhekuqve për Scudetto si edhe për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.“Mendoj se Interi dhe Roma janë të barabartë, në asnjë moment njëri nuk është superior ndaj tjetrit. Jemi në një nivel, mirëpo ndeshjet janë fituar me episode dhe gjithçka është vendosur nga takimet tjera”. “Juve është Juve, me mentalitetin e tyre të fortë, po ashtu e kanë sjellë edhe një sulmues të mirë, Amaurin. Forentina dhe Milan janë forcuar shumë këtë sezon. Mendoj se do të jetë një sezon shumë më eksitues sesa ai i kaluari”. “Liga e Kampionëve kërkon shumë energji, mirëpo është kënaqësi të luash atje, të jep moral, dhe sidomos kënaqësi të madhe kur fiton. Shpresoj të jemi të suksesshëm edhe atje”, ka përfunduar mesfushori italian.