09 shtator 2008

Kaladze: Dëshiroj t’i shënoj gol Buffonit

Mbrojtësi i Milanit dhe Gjeorgjisë, Kakha Kaladze, e ka paralajmëruar Gianluigi Buffonin dhe Përfaqësuesen e Italisë se ai është i gatshëm të shënojë në ndeshjen e të mërkurës që luhet në Udine.“Do të kishte qenë mirë t’i shënoja gol Gigi Buffonit të mërkurën. Të gjithë jemi krenarë për lojën që e treguam kundër Irlandës, pavarësisht se humbëm”. “Dëgjova për lëndimin e Gattusos, shpresoj të kthehet sa më shpejt për Milanin. Do ta përshëndes Andrea Pirlon, mirëpo pastaj do të jemi kundërshtarë”. “Italia është një skuadër e fuqishme, por ne mund t nxjerrim një rezultat pozitiv. Unë mendoj se një barazim, 1-1, do të ishte i mirë për ne. Shpresoj të mos i përsërisim gabimet e të shtunës”, ka thënë Kaladze.