09 shtator 2008

Frings: Do të jem i gatshëm të shtunën

Ylli i Werder Bemenit, Torsten Frings, është kthyer në stërvitje të hënën, për herë të parë që nga lëndimi i hundës.Mesfushori gjerman ka munguar në takimet e Përfaqësues së tij pasi e kishte lënduar hundën gjatë një ndeshje basketbolli. Mirëpo, ai ka premtuar se do të jetë i gatshëm deri në fundjavë që të luajë për Werderin, në takimin kundër skuadrës së Ervin Skelës, Energie Cottbus. “Kam një javë të plotë të mësohem me mbajtjen e maskës e cila më shërben si mbrojtje. Do të jem i gatshëm të luaj të shtunën dhe mendoj se nuk do të më duhet as maska”, ka thënë Frings.