Holandezi Dirk Kuyt është i gatshëm të mbetet në Liverpool edhe për shumë kohë edhe krahas asaj që mediat e kanë lidhur me një largim drejt Hamburgut.Kuyt është lojtarë kyç i Rafael Benitez, por e ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje, pasi që disa mediume e lidhën e atë me kalim në Hamburg.“Martin Jol (trajneri i Hamburgut), është një prej trajnerëve më të mirë holandez, një prej atyre me të cilët dëshiroj të punoj në të ardhmen. Sido që të jetë, kurrë nuk më ka pëlqyer të largohem nga Liverpool. Jam i lumtur këtu”, thotë Kuyt.“Hamburg kuptohet nuk është një klub i vogël, por nuk mund të krahasohet me Liverpoolin. Marrëveshja ime skadon pas dy vitesh, dhe shpresoj se do të pasojë marrëveshje e re”, ka përfunduar holandezi.
09 shtator 2008
Kuyt synon vazhdimin e marrëveshjes me Liverpoolin