09 shtator 2008

Calderon kërkon Kupën e Mbrettit

Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ua ka zbuluar lojtarëve se synimi i tij personal gjatë sezonit të rij është Copa del Rey.Kupa spanjolle e Mbretit është një prej trofeve të vetme të cilin Real Madrid nuk ka qenë në gjendje ta prekë së fundi.“Dua që ata ta dinë se do ta çmoja shumë nëse ata fitojnë Kupën këtë sezon”, ka thënë Calderon, kur është pyetur se çfarë ka biseduar me lojtarët.Edhe disa nga anëtarët e vjetër të ekipit si Raul, Guti, Salgado dhe Casillas po ashtu janë të etur që ta fitojnë këtë trofe.Kupa e Mbretit tashmë ka filluar për ekipet e divizioneve më të ulëta. Klubet e La Liga do ta fillojnë këtë garë në fund të muajit dhjetor.