Kombetarja ka filluar stervitjen ne prag te ndeshjes se Maltes qe do te zhvilloje diten e merkure. Pas rezultatit pozitiv ndaj Suedise, trajneri Ari Han dhe e gjithe skuadra pretendojne tre piket ne ndeshjen ndaj Maltes. Skuadra eshte stervitur per rreth 60 minuta pasdite ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, ku lojtaret jane pare ne gjendje te mire edhe pse gjate gjithe kohes nje pjese e tyre ishin ne kujdesin e masazhatoreve. Han ende nuk ka bere te ditur zyrtarisht ndonje ndryshim nga formacioni anti-Suedi, megjithate Erion Bogdani beson dhe shpreson se do te kete disa minuta ne dispozicion. “Shpresoj qe ta nis si titullar pasi tani jam mire edhe pse ka nje jave qe kampionati italian ka filluar. Megjithate objektivi yne kryesor eshte qe ta fitojme ndeshjen. Pasi barazimi me Suedine, nese nuk fitojme me Malten, nuk eshte nje rezultat pozitiv. Shpresojme qe ndeshjen me Malten te luajme sa me mire dhe ta fitojme ndeshjen”, eshte shprehur Erjon Bogdani. Nderkohe sulmuesi Besart Berisha eshte optimist dhe beson se kjo ndeshje e dyte ndaj Maltes do te jete me pozitive per te pasi ai ndeshjen e pare u demtua. “Tani duhet te presim nje fitore kunder Maltes. Mendojme se do te fitojme dhe nuk mendojme per gje tjeter vetem fitore. Eshte nje loje shume interesante pasi ka emocione”, tha Berisha. Lorik Cana tregohet i kujdesshem kur thote se nuk ka me skuadra te vogla dhe per Malten duhet dhene maksimumi per te marre fitoren. “Keshtu si emer ne arenen nderkombetare nuk eshte nje emer i madh megjithate ne futbollin modern nuk mund te themi se ka ekipe te vogla. Te gjitha skuadrat vijne te organizuara, dine qe te mbrojne rezultatet dhe besoj qe edhe Malta vjen me ate deshire. Por kete radhe Shqiperia eshte favorite ne kete ndeshje”, eshte shprehur Cana. Edhe perfaqesuesja malteze ka zhvilluar te henen pasdite seancen e pare stervitore ne kompleksin sportiv Dinamo. Ata kane humbur ndeshjen e pare ne grup ne fushen e tyre kunder Portugalise me rezultatin 4-0 dhe ndodhen ne fundin e klasifikimit me 0 pike.
09 shtator 2008
Kombetarja eshte gati per Malten