09 shtator 2008

Kaka hedh poshtë mundësinë e kalimit tek City

Mesfushori i Milanit, Kaka, ka thënë se nuk ka për qëllim ta lëshojë klubin e tij aktual, pas spekulimeve se ai mund të kalojë në radhët e Manchester Cityt për një shumë multimilionëshe.Agjenti i futbollistit ka deklaruar para disa ditësh se transformimi i Cityt mund të realizohet brenda disa vitesh, dhe nuk përjashtoi mundësinë e kalimit të Kaka në këtë klub.Por fituesi i Topit të Artë ka kontratë me rosonerët deri në vitin 2013, dhe dëshiron të mbetet në San Siro për aq kohë sa klubi e dëshiron.“Më herët ishte Real Madrid, tash është Anglia në modë. Pazari është i tillë, por kurrë nuk kam dëshiruar të largohem. Kam një trajtim të shkëlqyeshëm në klub dhe rezultate të mira”, ka thënë braziliani për Gazzetta dello Sport.“Do të largohem nëse Milani vendos të më shesë, ose nëse ndonjë ditë nuk i kam synimet që i kam tash. Milani ka bërë një punë të shkëlqyeshme të tregun e transferimeve, klubi ende dëshiron të konkurrojë dhe fitojë, që janë synimet e mia njëkohësisht”, ka përfunduar Kaka.