09 shtator 2008

Joe Cole: Nuk frikohemi nga Kroacia

Mesfushori i Chelseat, Joe Cole, është i bindur se Anglia do të luajë pa frikë në ndeshjen kundër Kroacisë, që ishte shkaktari kryesor i mospjesëmarrjes së Anglisë në Euro 2008.Në kualifikimet për kampionatin evropian, Anglia pësoi humbje nga Kroacia në Maksimir me rezultat 2-0, ndërsa më pastaj u mposht edhe në Wembley, pas së cilës humbje nuk arritën të kualifikohen në Euro 2008.“Kjo është ndeshje futbolli. Nuk mund të dilni dhe të luani me frikë. Unë do ta kryej punën time, do të dal dhe do të përpiqem ta jap më të mirën nga vetja, siç e bëj gjithmonë. Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa e mbetur e ekipit, do të përpiqemi të fitojmë”, ka thënë Cole.Joe Cole shënoi të dyja golat në fitoren 2-0 të Anglisë kundër Andorrës, që ishte ndeshja e parë për kualifikimet për Botërorin 2010.