Pas dështimit të gjejë portën kundërshtare në ndeshjen e parë, trajneri i kombëtares shqiptare, Arie Haan, ka vendosur sërish të luajë me formacion sulmues, por megjithatë sërish vetëm me një sulmues, i cili pritet të jetë Bogdani.Holandezi do të luajë sërish me skemën 4-5-1, por tashmë lojtarët si Skela, Hyka, Duro, do të kenë detyra më shumë ofensive, duke përkrahur Bogdanin në veprimet sulmuese.“Ta keni të qartë. Do të luaj me një sulmues. Të bësh lojë ofensive, nuk do të thotë të luash me dy sulmues apo më shumë. Lojë ofensive do të thotë të luash me shumë lojtarë që kanë cilësi sulmuese”, ka thënë Haan, siç përcjell Sporti Shqiptar.“Edhe Holanda luan lojë ofensive, por ka vetëm një sulmues të deklaruar, numrin 9. Unë kërkoj një skuadër në zonën e rreptësisë dhe të lëvizë shumë në sektorin e avancuar”, ka shtuar holandezin, i pyetur për repartin sulmues të kuqezinjve ndaj Maltës.
10 shtator 2008
Haan: Dua lojë ofensive