10 shtator 2008

Bosingwa: Deco e ka bërë Chelsean edhe më të fortë

Jose Bosingwa është i bindur se me ardhjen e Decos në Stamford Bridge, Chelsea është bërë një ekip edhe më i fuqishëm.Që të dy përforcimet më të mëdha të Chelseat në afatin kalimtar veror, Bosinwga dhe Deco, ishin pjesëtarë të kombëtares portugeze, nga ku erdhi edhe trajneri i ri i bluve, Scolari.“Në fushë ne komunikojmë mirë dhe vërtet është mirë ta kesh atë në ekip, pasi që edhe krahas asaj që Chelsea pati kualitete të shkëlqyeshme, me Decon në ekip ne jemi edhe më shumë kualitativë”, ka thënë Bosingwa.Të premten blutë kanë një test të vështirë, kur vizitojnë Manchester Cityn, në radhët e të cilëve pritet të debutojë superylli brazilian Robinho.Përndryshe, kombëtarja portugeze bën pjesë në grupin A të kualifikimeve për Botërorin 2010, së bashku me Shqipërinë. Portugalia sot pret në fushë të vet Danimarkën, derisa Shqipëria do të presë Maltën.