10 shtator 2008

Ancelotti: Kaka është vetë Milani

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, beson se Kaka është simboli i Milanit siç janë edhe legjenda e rosonerëve, Paolo Maldini, dhe mesfushori Rino Gattuso.“Ricky është një prej atyre lojtarëve të cilët e përfaqësojnë aq shumë këtë klub, jo vetëm me atë që e bëjnë në fushë por edhe në imazhin e klubit. Ai është si Maldini dhe Rino Gattuso, të cilët që të dy janë simbole të këtij klubi, lojtarë të cilët mbrojnë emrin e Milanit”, ka thënë Ancelotti për Milan Channel.Braziliani ka qenë jashtë fushe për një kohë, për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit, por ai pritet të bëjë rikthimin e tij në miqësoren e sotme që Milani do ta zhvillojë kundër ekipit zviceran Lugano.