10 shtator 2008

Guti: Të gjithë dëshirojnë të luajnë në Real

Mesfushori i Real Madridit, Guti, thotë se të gjithë futbollistët ëndërrojnë që të luajnë në klubin Mbretërorë, vetëm se nuk e tregojnë këtë.Real Madrid ka marrë shumë kritika pasi që nuk arriti të sigurojë përforcimet e nevojshme për sezonin e ri, derisa Bernd Schuster mbetet me pak opsione në sulm.Megjithatë, Guti thotë se krahas asaj, Real Madrid është i fuqishëm dhe ka një ekip i cili mund të luftojë për titullin në të gjitha garat.“Ata që nuk janë këtu do të dëshironin të ishin, por nuk e thonë këtë. Ne të gjithë jemi krenar që jemi pjesë e Real Madridit”, ka thënë mesfushori spanjoll.“Me pak fat dhe pa probleme me lëndimet, ky ekip mund të jetë konkurrues në të gjitha garat. Klubi u përpoq të sjellë edhe përforcime të reja, por mendoj se kemi një ekip të mirë, megjithëse gjithmonë ka hapësirë për përmirësim”, ka shtuar Guti.