10 shtator 2008

Adriano: Tifozët do ta shohin Adrianon e vjetër

Sulmuesi brazilian Adriao është i bindur se ai do të jetë i gatshëm tërësisht për ndeshjen që Inter do ta zhvillojë kundër Catanias gjatë të shtunës.“Më vjen keq që kisha këtë problem me muskulin gjatë stërvitjeve, por gjëra të tilla ndodhin. Më herët luajta mirë, para se kjo të ndodhë, dhe jam dëshmuar para stafit profesional”, ka thënë Adriano.“Dëshiroj të kthehem në formën e vjetër, dhe tifozët do ta shohin Adrianon e dikurshëm. Shpresoj se do të jem i gatshëm për ndeshjen e ndaj Catanias, të shtunën”, ka përfunduar braziliani.