
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, e ka përshkruar paraqitjen debutuese të Ronaldinhos të shkëlqyer pavarësisht humbjes së skuadrës së tij nga Bologna.“Rezultati nuk është i mirë, mirëpo na mungoi fati. Askush nuk mund të thotë se kemi transferuar lojtarë të këqij. Zambrotta, Flamini dhe Ronaldinho ishin lojtarët më të mirë në fushë”. “Duhet të përmirësohemi në mbrojtje, pavarësisht se golat e kundërshtarit ishin ‘mrekulli’ për ta. Ndjehem shumë keq për tifozët e shumtë të cilët erdhën në San Siro. Megjithatë ne u kemi ofruar një ndeshje të bukur edhe pse rezultati nuk ishte në favorin tonë”. “Ronaldinho ishte i shkëlqyer, pa dyshim lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai krijoi shumë shanse, por fatkeqësisht topi nuk shkoi në rrjet”, ka thënë Galliani.