01 shtator 2008

Manchester City me pronarë të rinj, arab

Klubi i Premierligës, Manchester City, raportohet se është blerë nga kompania e Emirateve të bashkuara Arabe, Abu Dhabi United Group (ADUG).Sipas mediave angeleze, pronari i klubit, ish-kryeministri tailandez, Thaksin Shinawatra, ka arritur mbrëmë marrëveshje me ADUG, të cilët do të prezantohen në bordin e Cityt nga Sulaiman Al Fahim.“Detajet do t’i zbulojmë më vonë, por kjo është një ngjarje e rëndësishme për të dy, klubin dhe Abu Dhabin. Qëllimet tona janë të thjeshta: ta bëjmë Manchester Cityn klubin më të madh në Premierligë, dhe të fillojmë me renditjen në katërshen kryesuese për këtë sezon”, ka thënë Al Fahim.Sipas biznesmenit arab, negociatat mes të Cityt dhe ADUG kishin filluar tre javë më parë, dhe u kompletuan mbrëmë në Emirates Palace Hotel në Dubai.Shinawatra do të mbetet në klub si president nderi, pa të përgjegjësi administrative. Manchester City nuk e ka konfirmuar, por as nuk e ka mohuar lajmin.