Lojtari i Milanit, Clarence Seedorf, thotë se ata duhet të mësojnë të shënojnë fitore me një lojë të keqe, nëse dëshirojnë të luftojnë për trofe.Rosonerët këtë verë sollën disa përforcime të reja në radhët e veta, të cilët i kanë dhënë një fytyrë ë re klubit. Në duelin me Bolognan, në ndeshjen e parë të Serie A, Milani luajti një futboll të bukur, por në fund pësoi me rezultat 2-1.“Gjëja më e rëndësishme është fitorja. Është absolutisht e rëndësishme të sigurohen tre pikë, pasi që ai rezultat na jep mundësi të punojmë me ngulm”, ka thënë Seedorf.“Nuk luajtëm futboll të keq kundër Bolognas, por në fund u mposhtëm dhe kur kjo ndodh, çfarë mbetet për ne? Jam i lumtur kur luajmë mirë dhe fitojmë, por kjo vlen edhe kur luajmë keq dhe fitojmë, por kemi një numër të madh ndeshjesh dhe ata duhet të fitohen”, përfundon holandezi.
09 shtator 2008
Seedorf: Pikët sjellin trofe