Trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka thënë se Robinho do të jetë i gatshëm për t’u ndeshur me Chelsean të shtunën.Tifozët e Cityt mezi po presin ta shohin transferin e tyre prej 32.5 milionë funtesh (40.6 milionë euro), i cili ka qenë i angazhuar me përfaqësuesen e Brazilit. “Ditën e parë që e kam takuar më ka thënë se mezi po pret të luajë, sidomos kundër Chelseat, dhe mendoj se kjo është një shenjë e mirë”. “Kemi bërë plan që të luajë të shtunën. Përshtypja të cilin e kanë të gjithë për Robinhon është se kur ai e merr topin diçka pritet të ndodhë, dhe mendoj se të gjithë do ta shohin këtë në vikend”, ka thënë Hughes.
12 shtator 2008
Robinho luan kundër Chelseat