10 shtator 2008

Adebayor parasheh fatkeqësi me aeroplan?

Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka refuzuar të ngjitet në aeroplan me përfaqësuesen e Togos, për shkak të frikës nga rrëzimi, ka shkruar tabloidi anglez, The Sun.Aeroplani, i cili ishte caktuar të fluturonte në drejtim të Zambisë, u nis pa sulmuesin e Arsenalit. Ai i bindi bashkëlojtarët e tij të mos udhëtojnë një ditë më herët, pasi që kishte zëra të rrëzimit të aeroplanit.Kushti i vetëm i tij për tu ngjitur në aeroplan ishte që në të të ishte edhe presidenti i federatës së futbollit të Togos.“Jeta ime më është shumë e çmuar, dhe nëse duhet të rrëzohemi, do ta bëjmë këtë bashkë me presidentin. Kam ndjenjën se nëse ngjitemi, aeroplani do të rrëzohet”, ka shtuar Adebayor.