Lojtari i dikurshëm peruan, Luis Alberto Reyna, ka thënë se loja e Lionel Messi është shumë e ngjashme me atë të legjendës argjentinase, Diego Maradona, por me një dallim të vogël.“Messi është Maradona i ardhshëm. Lionel luan me një rregull të bazuar diku e cila e mbron atë. Po të kishte një rregull të tillë Maradona do të bëhej shumë më i mirë se ç’ishte”. “Të gjithë skuadrave u nevojiten së paku dy mbrojtës për ta mbuluar Messin. Po të luaja unë në këtë kohë do ta kisha shumë më vështirë, por besoj se do t’ia kisha dalë”, ka thënë Reyna.