10 shtator 2008

Malta ka vlerën tri pikë

Për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Arie Haan, ndeshja e mbrëmjes kundër Maltës ka vlerën tri pikë, dhe asnjë rezultat tjetër nuk është i pranueshëm. Ndërsa sa i përket suksesit të Shqipërisë në këtë grup shumë të vështirë, Haan ka thënë se skuadra e tij ka qëllim të arrijë më lartë se vendi i katërt.Holandezi ka theksuar se Malta nuk paraqet rrezik për lojtarët e tij, mirëpo asnjë kundërshtar nuk duhet të nënvlerësohet, prandaj duhet përqendrim dhe sulme të vazhdueshme, dhe suksesi nuk do të mungojë. “Takimi kundër Maltës do të dallojë nga ai me Suedinë, pasi që këtë herë jemi ne ata që duhet të sulmojmë. Mendoj se kundërshtari do të mbyllet në mbrojtje dhe do ta kemi vështirë për të depërtuar, prandaj duhet të sulmojmë më shumë”. “Nëse do të vazhdojmë të luajmë ndeshje të mira si ajo e para, do të kemi një paraqitje të mirë. Pretendojmë që në grup ta kalojmë vendin e katërt dhe më lartë”, ka përfunduar trajneri holandez.