
Juventusi raportohet se ka bërë gati 100 milionë euro për t’i harxhuar në transferime të reja në afatin kalimtar të verës.
Me stadiumin e ri tashmë të kompletuar, Juventusi synon t’i drejtojë fondet e tyre në rindërtimin e ekipit.
Në repartin mbrojtës përforcimi i parë duhet të jetë lojtari i Hoffenheim, Andreas Beck, i cili sipas Tuttosport vlen afro 7 milionë euro. Nëse shiten Marco Motta dhe Zdenek Grygera, kjo do të hapte rrugën për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Paulo Ferreira për katër milionë euro.
Në repartin sulmues, Karim Benzema i Real Madridit është një opsion, veçanërisht pasi këtë ia ka propozuar klubit legjenda Biankonere, Zinedine Zidane.
Në maje të listës së dëshirave mbetet Sergio Aguero, sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid dhe dhëndri i Diego Armando Maradona. /JUVENEWS.TK/