
Riccardo Montolivo duket se është në rrugë për t’u larguar nga Fiorentina në fund të sezonit, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje me tashmë ish-kampionin e Serie A, Inter.
Il Corriere dello Sport raporton se Nerazzurët dëshirojnë të sjellin frymë të re në mesfushë gjatë kësaj vere dhe e kanë shndërruar 26-vjeçarin në një cak kryesor të afatit kalimtar.
Montolivo po ashtu është lidhur me një transferim te Juventusi dhe Milani në disa muajt e kaluar, por duket se ka vendosur për të veshur fanellën e Interit.
Megjithatë, klubi nga Giuseppe Meazza ende nuk ka arritur marrëveshje me Fiorentinën sa i takon transferimit, pasi thuhet se Viola është nguruese ta shesë mesfushorin. Megjithatë me kontratën e lojtarit që skadon verën e ardhshme, është e qartë se ai do të shitet. /JUVENEWS.TK/