Para se të luhej finalja e Botërorit, Gjermania 2006, Zidane ishte grindur me gruan e tij dhe mllefin e shkarkoi në Materazzin.Incidenti mes Zinedine Zidane dhe Marco Materazzi në Finalen e Kupës së Botës, Gjermania 2006, ishte rezultat i një grindje në familje. Zidane e zbuloi këtë në një intervistë dhënë gazetarit francezë, Besma Lahouri në emisionin Chiambretti Night, Ky është edhe autor i bestsellerit me titull “Zidane, një jetë sekrete”. Zidane një ditë para se të luhej kjo ndeshje ishte grindur me gruan e tij, kanë qenë arsye private, shpjegoi Lahouri.
Ditën e lojës nuk kishte besimin tek vetevetja, ishte shumë i tensionuar dhe nervoz. Gjërat nuk po shkonin mirë në ekip. Ai e humbi rastin e dytë për të shënuar, në këtë rast, iu shfaq viktima, Materazzi, ai mori një goditje me kokë nga Zidane. “Zidane mbaroi ndeshjen me karton të kuq, për Zidane ishte e tmerrshme për shkak se ai kishte përgatitur një fanellë, për ta falenderuar Juventusin, Italin, Prindërit dhe Trajnerët edhe në rast se do ta humbte finalen, Ai donte të bënte një xhiro rreth stadiumit me këtë fanellë, ku posaçërishte iu kushtohej tifozëve të Juventusit, Në vend se të ndodhte ky veprim nga ana e Zidane, Ai doli me kokën ulur dhe ajo ishte vërtetë ditë e tmerrshme për të.