13 tetor 2010

Calciopoli, Dëshmojnë Rosetti, Ledesma dhe Nesta

Gjyqi i Calciopolit vazhdon me dëshmit tjera, Massimo Moratti dhe Alessandro Del Piero rrezikojnë të vijnë në prokurori nën përcjelljen e Carabinierëve.

Shumë gjëra që Ledesma dhe Nesta nuk i mbajnë mend: kërkesën e Kolonel Auricchios për transmetimin e dokumenteve në prokurori, duke hedhur hipotezën për dëshmi false nga përfaqësuesi ligjor i Masimo de Santis, dëshmia e Rosettit mbi një telefonatë të Bergamos në pushimin e Lazio-Fiorentina, gjatë së cilës nuk kishte dhënë faull për një prekje me dorë të topit nga Zauri në vijën e portës. Kushti ishin pikat e nxehta të audiencës së djeshme të çështjes “Calciopoli” në Napoli. Drejtuesja e seancës së 9 penale, Tereza Cassoria, ka vendosur shtyrjen për të martën të dëgjimit të 130 telefonatave të kërkuara nga mbrojtja e Luciano Moggit.

Në sallë duhej të vinte edhe Alessandro Del Piero, i cili mungoi dhe tashmë rrezikon shoqërim të detyruar me Carabinierë. Por para disa ditësh të njejtën gjë bëri dhe Presidenti i Interit, Massimo Moratti, por edhe ky rrezikon të dëshmojë në prokurori nën përcjelljen e Carabinierëve Italian. Priten edhe dëshmitë e mbrojtjes së vëllezërve Dela Valle. Mesfushori i Lazios, Ledesma, u shpreh: “Lecce-Juve? Fusha ishte e keqe, por askush nuk kërkoi ndërprerjen e ndeshjes. Fusha e prishur nuk favorizonte Juven”. Më pas foli dhe Nesta: “Unë mezi e kujtoj atë kampionat, jo më problemet. Megjithatë De Santis nuk më ndëshkoi për Fiorentina-Milan dhe luajta në sfidën për titull kundër Juventusit”, përfundoi mbrojtësi aktual i Milanit.