Të dielën arriti Xhiampiero Bonipertin. Aleks Del Piero ka hyrë përfundimisht në historinë e Juventusit, me golin numër 178, atë të 4-0-it kundër Leçes në “Olimpiko”. Ish-sulmuesi bardhezi, tani shijon nga larg njeriun që pritet t’i marrë “fronin” dhe thyejë rekordin. “Ndjeva një kënaqësi të madhe, - tha Boniperti. - Pastaj pavarësisht nga numrat, jam shumë krenar për Aleksin.Del Piero është një kampion i madh, jam i lumtur për të, ndonëse më vjen pak keq. Megjithatë, duke e njohur Del Pieron që të vogël dhe faktin që e solla unë te Juventusi, më jep kënaqësi. Duhet të vazhdojë kështu për t’u dhënë kurajo brezave të rinj”.
Nga Beslind Dragusha