JUVELIVE

19 tetor 2010

Amauri: E ardhmja ime te Juvja në dyshim

Amauri ndihet mirë. Braziliani është i ndërgjegjshëm që forma e tij po përmirësohet pas dëmtimit dhe uron të luajë me vazhdimësi te Juventusi për të rifituar një vend në Italinë e Prandelit. “S’kam luajtur prej një muaji, duhet të luaj për të rigjetur formën, - deklaroi sulmuesi. Vetëm ndeshjet dhe golat më ndihmojnë të rigjej “axurrët”.

Juventusi mes katër të parave? Duhet të arrijmë, është një nga objektivat tanë. Në Torino ndihem shumë mirë, por nuk e di akoma nëse e ardhmja ime do të jetë këtu. Del Piero? Është një lojtar i madh, ka bërë historinë e futbollit. Melo? Para 11-metërshit më tha se do të godiste parabël”.

Nga Beslind Dragusha