Blerim Xhemajli është rikthyer të flasë për verën që shkoi, në të cilën hasi në vështirësi të mëdha. Futbollisti shqiptar ishte pranë transferimit te Palermoja, mirëpo në fund, Parma u tregua më e shkathtë dhe e rrëmbeu gjysmën e kartonit të përfaqësuesit zviceran.“E kam kaluar njërën prej verave më të këqija të jetës sime. Unë isha konstant në pritje të një telefonate. Dukej se bisedimet me Palermon kishin marrë fund, por më pas çdo gjë dështoi. Unë kam stërvitur i vetëm, pa pasur nevojë të koncentrohesha. Kisha probleme ta arrija formën e njëjtë kondiconale me bashkëlojtarët”, është ankuar 23-vjeçari në ueb faqen italiane, mediagol.it.
Sidoqoftë, edhe pse nuk luajti në fillim të sezonit, Xhemajli tash luan rregullisht dhe është bërë pjesë e rëndësishme e Parmës, e cila po befason për të mirë në Serie A këtë sezon..