04 janar 2010

Kuqi kërkon përforcime

Tus Koblenz po kalon nëpër vështirësi të mëdha, dhe këtë e di mirë edhe veterani kosovar, Shefki Kuqi. Pak ditë para festave të fundvitit, presidenti i klubit nga Bundesliga 2 gjermane, Petrik Sander, vendosi ta ndërronte trajnerin, për t’iu rikthyer rezultateve pozitive.
Kuqi ka thënë se skuadra ka nevojë për një futbollist cilësor, në mënyrë që t’i ikën pozitës së papërshtatshme që ka në tabelë.
”Në sezonin vjeshtor, pjesa më e madhe e problemeve tona kanë qenë në mesfushë. Vetëm njëri prej mesfushorëve ka realizuar gol. Kjo është një situatë me të vërtet e vështirë”, ka thënë përfaqësuesi finlandez për ueb faqen hs.fi.
Pa marrë parasysh situatave të vështira, mbrojtja e Koblenzit ishte në nivel të lartë. ”Në ndeshjet tona nuk ka lehtësi dhe është evidente se hasim në vështirësi, por mbrojtja ka funksionuar në përgjithësi mirë. Kemi nevojë për një mbrojtje të qëndrueshme”, u shpreh Kuqi, i cili njëherësh është golashënuesi më i mirë..