JUVELIVE

04 janar 2010

Toni premton gola

Luca Toni ka mohuar se ka nënshkruar për Romën në marrëveshje gjashtëmujore të huazimit në mënyrë që të rikthehet në Kombëtaren e Italisë për Kampionatin botëror. Sulmuesi 32 vjeç ishte prezantuar në Romë të shtunën dhe sugjeroi se dëshiron të bëjë kalim afatgjatë nga Bayern Munichu, që i mundësoi të kalojë si transfer i lirë pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Louis van Gaal.
“Nuk kam ardhur në Romë vetëm për Kampionatin botëror. Tani, synimi im është të shënoj sa më shumë gola dhe të luaj mirë në fanellën e Romës. Pastaj do të shohim se çka ndodh në qershor. Kampionati botëror do të jetë përfundim (i paraqitjeve të mira për Romën). Kam gjashtë muaj të tregoj se meritoj të bart fanellën e Giallorossëve”, tha Toni.
Gara në Afrikën e Jugut fillon më 11 qershor dhe mbaron më 11 korrik. Toni nuk ka paraqitur për kampionin e botës prej paraqitjes dëshpëruese të Italisë në Kupën e Konfederatave, qershorin e kaluar. Prej transferimit në Bayern më 2007, Toni ka shënuar 38 gola dhe i ndihmoi ekipit të fitojë Bundesligën dhe Kupën më 2008. Por, ai ishte gjobitur në nëntor për largim nga stadiumi gjatë një ndeshjeje dhe presidenti Uli Hoeness ka thënë se Toni mund të largohet si transfer i lirë. Roma do të paguajë 3.1 milionë euro si dhe bonuset për Tonin, i cili ka thënë se është ndjerë i kërkuar nga gjiganti italian..
“E kam zgjedhur këtë ekip për dashurinë që është treguar ndaj meje, nga trajneri dhe ish-bashkëlojtarët e mi të Kombëtares”, shtoi ai. Toni ka thënë se është takuar me Francesco Tottin dhe ishte mirëpritur nga kapiteni i Romës. “Ai menjëherë më tha: ‘Është mirë që ke ardhur. Do të jemi më të fuqishëm me ty,” përfundoi Toni. Totti është golashënuesi më i mirë i Romës në Serie A gjatë këtij sezoni me nëntë gola, pavarësisht problemeve të vazhdueshme me gju.
Ndërsa, Toni ka debutuar për Romën në fitoren 3-0 në ndeshjen miqësore kundër Cisco Lodigani. “Toni ka lëvizur mirë dhe jemi munduar t’ia dërgojmë topin atje ku ai dëshiron. Ai ka kaluar vetëm disa ditë me ne dhe ka bërë tri seanca stërvitore dhe ka bërë avancim. Mendoj se mund të luajë kundër Cagliarit, të mërkurën”, deklaroi trajneri i Romës, Claudio Ranieri..