JUVELIVE

03 janar 2010

Reali ofron 63 milion € për Paton?

Real Madrid do të bëjë dhe një ofertë marramendëse për Milanin, kësaj radhe për yllin tjetër Alexandre Pato, njofton La Repubblica.
La Repubblica pohon se sulmuesi i Milanit Pato është njëri prej synimeve kryesore këtë dimër, me Manuell Pellegrinin që dëshiron të përforcoj sulmin për të hequr nga gara rivalin Barcelonën.
Thuhet se Milani nuk dëshiron të dëgjoj për një transferim të Patos, por si në rastin e Kaka-s nëse vjen ndonjë ofertë e mirë atëherë Milani do të detyrohej ta konsideronte këtë ofertë.
Pato ka kontratë me Milanin deri në vitin 2012.