JUVELIVE

03 janar 2010

Hiddink në Itali, spekulimet për një kalim te Juventus rriten

Sipas Tuttosport, Guus Hiddink ka ateruar në aeroportin Malpensa përkrah drejtorëve të Juventusit, në kohën kur kalimi i tij është duke u përfolur nëpër mediumet italiane.

Disa ditë më parë, agjenti i strategut mohoi se Juventusi do të mund të angazhonte Hiddink, por kjo që ndodhi sot flet shumë më tepër.

Sipas kësaj, Ferrara i ka ditët e numëruara.
Shumë tifozë të Juventusit janë të zhgënjyer me skuadrën e tyre për shkak të rezultateve të dobëta në Serie A dhe eliminimit nga Champions League.

Hiddink do të mirëpritej nga fansat Juventin pasi që holandezi ka mjaft përvojë për të zgjuar në këmbë skuadrën tashmë përtokë të bianconerëve.

Për tu bashkuar me Juventusin, Hiddink duhet të largohet nga posti i selektorit të Rusisë.