Abou Diaby ka pranuar se ishte në prag të pensionimit nga futbolli për shkak të zemërimit nga lëndimet e vazhdueshme.23-vjeçari së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2016, por ishte i dëshpëruar pas lëndimit të rëndë që pësoi në vitin 2006, pas së cilit qëndroi jashtë fushës për tetë muaj. Ai kishte probleme të tjera në rrugë drejt rikuperimit, por ka arritur të jetë titullar në ekip këtë sezon.
“Isha i lënduar gjatë gjithë kohës, Doja t’i lë të gjitha. Por, kam rezistuar dhe në fund jam shpërblyer”, tha Diaby për revistën angleze News of the World.