26 nëntor 2009

Villa s’ia mbyll dyert askujt

Sulmuesi i Valencias, David Villa pas disa muajsh do të jetë njeriu kryesor i afatit kalimtar. Sipas të përditshmes spanjolle AS, përfaqësuesi spanjoll nuk ia mbyll dyert asnjë ekipi.
“Nga tash deri në qershor mund të ndodhin mijëra gjëra. Unë nuk ia mbylli dyert askujt, asnjë destinacioni eventual. As në Evropë as në Afrikë as në Amerikë e as në Kore. Nuk i mbylli dyert për askënd sepse nuk kam shumë vjet karrierë përpara meje, kështu që shpresoj që ato t’i shfrytëzoj në maksimum”, tha Villa.