26 nëntor 2009

Bunjaku, shënjestër e klubeve të mëdha

Paraqitjet e shkëlqyeshme të Albert Bunjakut me Nurnberg këtë sezon, nuk u kanë shpëtuar nga syri zyrtarëve të kubeve të mëdha të Bundesligës gjermane. Sipas presidentit të Nurnberg, Franz Schaefer, dy futbollistët më të kërkuar të këtij klubi mbeten pa diskutim, Albert Bunjaku dhe Dennis Diekmeier.
“Bunjaku dhe Diekmeier kërkohen nga klubet e mëdha të Bundesligës”, ka konfirmuar Schaefer. Pasi kishte arritur në fillim të këtij sezoni nga liga e tretë gjermane, përkatësisht nga Rot-Weiss Erfurt, 25 vjeçari i ka impresionuar të gjithë në Gjermani, me paraqitjet e tij. Lojërat e mira e shpërblyen edhe me ftesë në Kombëtaren zvicerane.
“Edhe pse ne jemi një klub që çdo vit shesim nga 2 futbollistë për të mbijetuar ekonomikisht, për momentin, këta dy futbollistë ndihen shumë mirë tek ne”, ka përfunduar Schaefer.