26 nëntor 2009

UEFA do të hetojë Juventusin për pretendimet e tifozëve ndaj Balotellit

Juventus mund të jetë në telashe të mëdha pasi që UEFA mund të vendos të filloj një hetim kundër këtij klubi pas fyerjeve raciste ndaj sulmuesit të Interit në ndeshjen kundër Bordeaux.

Media supozojnë se fyerjet raciste drejt Balotellit ishin dëgjuar në stadiumin Chaban-Delmas gjatë ndeshjes Bordeaux – Juventus,ku francezët shënuan fitore.

Incidenti supozohet se erdhi një ditë pasi Juve ishte sanksionuar dhe duhej të paguante gjobë prej 20.000 €.Ky vendim erdhi nga FA e Italisë për shkak të himne raciste kundër Balotellit gjatë përplasjes kundër Udineses.

UEFA është e gatshme të fillojë hetimet sipas incidentit të raportuar në Francë.Federata e Komunikimeve ka bërë të ditur se ata janë në pritje të gjyqtarit dhe delegatëve përpara se të marrin vendime kundër Juventus.

Pasi të merret raporti nga gjyqtari,komisioni disiplinor do të vendos nëse apo s’do të hapet ndonjë hetim.

Raporti duhet të mbërrijë të premten në Nyon.Një hetim mund të bazohet në deklaratat e dëshmitarëve,media apo raportet televizive.

Juventus mund të jetë në telashe nëse shpallet fajtor pasi UEFA tregon zero tolerancë në sjelljet që kanë të bëjnë me racizimin.