Janë të shumtë ata që kanë veshur fanellën “axurre” pa qenë të tillë.Ndër ta zviceriani Aebi dhe argjentinasi KamoraneziXhianpiero Pacini, sulmuesi i Sampdorias, e solli në aktualitet këtë temë, sigurisht bazuar në çështjen “Amauri”. “Kjo situatë më sikletos disi, ai (Amauri) nuk është aspak italian dhe sesi ndihesh kur dëgjon se do të luajë ai në sulmin “axurr”.
Nuk është hera e parë që “Oriundët” luajnë me fanellën “axurre” apo përpiqen ta bëjnë një gjë të tillë. Ka pasur mjaft, madje për disa shumë. Historia e futbollit italian ka në gjirin e saj, mjaft “të huaj” që janë bërë italianë, duke marrë shtetësinë, bazuar apo jo në origjinën e paraardhësve të tyre.
Argjentina, Uruguaji dhe Brazili janë vendet nga ku ka marrë përfaqësuesja italianë futbollistët më të shumtë në rrjedhën e viteve. Fanellën e kombëtares 4 herë kampione e Botës e kanë veshur 15 argjentinas, ndërsa uruguajanët të shndërruar në italianë janë 9. Sa për të thënë janë edhe “vetëm” 5 brazilianë. Ka edhe disa raste të çuditshme, si ai i zvicerianit Ermano Aebi, 2 ndeshje për Italinë dhe 3 gola (të gjithë në ndeshje miqësore, në vitin 1920, kundër Francës).
Këtu bën pjesë edhe jugafrikani, Roland Firmani, sulmues, i lindur në 1933, që luajti 3 ndeshje me Italinë. Ka edhe nga ata, si Mauro Xherman Kamoranezi, që mirëfilli kanë lënë gjurmët e tyre. Juventini, kampion Bote në 2006 është edhe rekordmeni mes “oriundëve” sa i takon ndeshjeve me përfaqësuesen italiane (47), i ndjekur nga Orsi (35). Ky ka qenë edhe kampion Bote me Italinë në “Botërorin 1934″, duke shënuar edhe një gol në finalen e atij Botërori, kundër Çekosllovakisë. Sa i takon rekordit të golave të shënuar për këtë përfaqësuese atë e mban Libonati, me 15 gola në 17 ndeshje. Për kuriozitet, Libonati, para se të vishte fanellën e Italisë, në harkun kohor 1926‑1932, kishte përfaqësuar Argjentinën, 15 ndeshje dhe 8 gola.