02 nëntor 2009

Tifozët protestojnë kundër Romës

Skuadra e Romës ka përjetuar momente tensioni të premten në mbrëmje në “Trigoria”, teksa në mesnatë në brendësi të qendrës stërvitore është hedhur një bombë letër. Nuk ka një moment i qetë për ekipin e Ranierit, klima nuk është nga më të mirat, vazhdojnë protestat e tifozerisë verdhekuqe, që pretendon që Roma të marrë rezultate pozitive. Tani “Trigoria” është nën kontrollin e forcave të rendit. Seanca stërvitore e në prag të takimit me Bolonjën është zhvilluar me dyer të mbyllura, me policinë që ka qenë e gatshme për të ndërhyrë në çdo moment. Nuk është e lehtë të punosh në këtë situatë, edhe pse për Romën tashmë nuk ka më kohë për eksperimente. Sot në “Olimpiko” kundër Bolonjës skuadra duhet të tregojë se ka forcën e duhur për të reaguar.