JUVELIVE

02 nëntor 2009

Spalleti : Ëndërroj të jem selektor i Italisë

Ish trajneri i Romës Luciano Spalleti ka konstatuar se do të ishte gati të përmbushte dëtyrën e selektorit të Italisë.
“ Secili trajner ëndëron për kombëtaren dhe unë ndjehem i gatshëm. Po flas për të dyja, si për ato të huaja ashtu dhe për atë Italiane.”
Përkundër dëshirës së tij të hapur ta zë detyrën e Lippit nëse ky i fundit largohet, Spalleti preferon të punoj jashtë Italisë.
“ Ku është ardhmëria ime ? Do të dëshiroja një punë jashtë Italisë nëse do të isha në gjendje të bëja një parashikim.” deklaroi Spalleti per La Republica.
Spalleti ishte lidhur më parë me Zenitin, por preferoi të qëndronte i qetë në pritje të ndonjë oferte më të mirë.